Monday, January 12, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Lajm i mirë/ Autostrada Tiranë – Durrës, ja kur do të hapen korsitë e reja…

by Rilindje
11/01/2026
in AKTUALITET
Lajm i mirë/ Autostrada Tiranë – Durrës, ja kur do të hapen korsitë e reja…

Korsitë e reja të autostradës Tiranë – Durrës, në segmentin që nis pas kthesës së Kamzës dhe përfundon te mbikalimi i Rinasit parashkohet të hapen për qarkullimin e automjeteve brenda muajit janar.

Na ndiq në Instagram

Gjithçka u bë me dije nga përgjegjësi i Manaxhimit të Kontratave, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar Gëzim Noni, i cili foli për fazën e tretë të punimeve, që përfshin ndërtimin e nyjes që lidh rrugën e Laknasit me autostradën e zgjeruar, një zonë e karakterizuar nga zhvillim i lartë industrial dhe urban.

“Si kontrata pritet të hapen për qarkullim të lirshëm të automjeteve shumë shpejt, pavarësisht se njëra prej tyre e ka afatin deri në maj të këtij viti që sapo ka filluar dhe tjetra e ka në shtator të këtij viti. Por, për qarkullimin do të jenë të hapura shumë më përpara. Kuptohet duke bërë pjesën tjetër të përfundimit të punimeve, që nuk lidhen me trafikun. Nuk dua t’ju rrit pritshmëritë njerëzve, pasi janë sensitivë te kjo, por ne pretendojmë që brenda muajit që jemi të ndodhë kjo gjë. Sigurisht që do të varet shumë nga koha sepse një mot i ftohtë nuk e favorizon shtresën e asfaltit të fundit që ka ngelur sepse duke qenë me një trashësi relativisht të vogël është e ndjeshme ndaj temperaturave dhe lagështirës nëse do të kemi”, – tha Noni.

Ndërkaq, hapja për qarkullim e segmentit nga kthesa e Kamzës, deri në mbikalimin e Rinasit pritet të sjellë një përmirësim të trafikut, që në këtë zonë është tejet problematik.

“Në këtë drejtim presim shumë sepse është pjesa që është dalja kryesore e Tiranës në drejtim të veriut dhe veriperëndimit. Dalja e saj korrespondon me degëzimin e Rinasit, korrespondon me lidhjen e autostradës Thumanë – Kashar, një aks shumë i rëndësishëm i vënë në qarkullim kohët e fundit, vazhdimin për në Durrës dhe këtu bëhet një ndarje e trafikut, që del nga Tirana, që degëzohet të paktën në tre drejtime”, – tha Noni.

Pas përfundimit, autostrada do të ketë 8 korsi në total, nga 4 në secilin drejtim, ndërsa shpejtësia e lejuar do të variojë nga 90 -140 km në orë.

NGA KATEGORIA

Bllokohet për 2 ditë rampa drejt Rinasit, ARRSH tregon ORARET dhe sqaron: Po ndërtohet…
AKTUALITET

Bllokohet për 2 ditë rampa drejt Rinasit, ARRSH tregon ORARET dhe sqaron: Po ndërtohet…

12/01/2026
Acari siberian “pushton” Shqipërinë/ Temperaturat zbresin –17° C, kthesa DRASTIKE e motit…
AKTUALITET

Acari siberian “pushton” Shqipërinë/ Temperaturat zbresin –17° C, kthesa DRASTIKE e motit…

12/01/2026
Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Kush janë SHEFAT e rinj në këto qytete të Shqipërisë…
AKTUALITET

Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Kush janë SHEFAT e rinj në këto qytete të Shqipërisë…

12/01/2026
VIDEO/ Reshjet e dëborës në Dajt “tërbojnë” kryeqytetasit, shikoni çfarë u ndodhi rrugës në…
AKTUALITET

VIDEO/ Reshjet e dëborës në Dajt “tërbojnë” kryeqytetasit, shikoni çfarë u ndodhi rrugës në…

11/01/2026
Moti kthesë të papritur! Reshje shiu, dëborë e ngrica! Çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme…
AKTUALITET

Moti kthesë të papritur! Reshje shiu, dëborë e ngrica! Çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme…

11/01/2026
Dëbora dhe akulli bllokon aksin kombëtar që lidh këto dy qytete të vendit…
AKTUALITET

Dëbora dhe akulli bllokon aksin kombëtar që lidh këto dy qytete të vendit…

11/01/2026

LAJMET E FUNDIT:

Bllokohet për 2 ditë rampa drejt Rinasit, ARRSH tregon ORARET dhe sqaron: Po ndërtohet…
AKTUALITET

Bllokohet për 2 ditë rampa drejt Rinasit, ARRSH tregon ORARET dhe sqaron: Po ndërtohet…

12/01/2026
Berisha i ftoi në tryezë, Lëvizja Bashkë e refuzon: Jeni qelbësira…
EDI RAMA

“Futet në punë brenda 1 viti”/ Rama zbulon investimin e madh në Shqipëri, brenda pak kohe…

12/01/2026
“Mos shkoni në shkollë”/ Rama i përgjigjet Berishës: I ka ikur mendja…
POLITIKË

Avokatët e Berishës: Duam të vijë në gjyq si dëshmitar edhe Edi Rama…

12/01/2026
Lajm i Fundit/ Belind Këlliçi futet në SPAK! Dyshime se është thirrur për…
POLITIKË

Lajm i Fundit/ Belind Këlliçi futet në SPAK! Dyshime se është thirrur për…

12/01/2026
Acari siberian “pushton” Shqipërinë/ Temperaturat zbresin –17° C, kthesa DRASTIKE e motit…
AKTUALITET

Acari siberian “pushton” Shqipërinë/ Temperaturat zbresin –17° C, kthesa DRASTIKE e motit…

12/01/2026
Zgjedhjet, Rama vendos “të fortët” në Tiranë: Ulsi Manja, Xhafaj, Klosi e Shalsi…
EDI RAMA

Gati “ligji i ri”/ Mjaft më fituar para të shpejtë! Qeveria Rama i hap rrugën sekuestrimit të…

12/01/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!