Tuesday, November 4, 2025
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Ndryshon buxheti/ Qeveria ul fondet për disa ministri! Paratë do të shkojnë për…

by Rilindje
23/10/2025
in TË TJERA
“Merr dy paga mujore”/ Qeveria “liron” dorën, VENDIM I FUNDIT: Kush përfiton shpërblim…

Qeveria e Shqipërisë ndryshoi për të treten herë ketë vit buxhetin e shtetit, duke reduktuar më tej fondet për arsimin dhe shëndetësinë dhe duke rritur ato për infrastrukturën.

Sipas tabelave që shoqërojnë ndryshimet, fondet për Ministrinë e Arsimit u shkurtuan me rreth 851 milionë lekë ose 1% më pak krahasuar me qershorin. Në raport me buxhetin fillestar 2025, fondet për Ministrinë e Arsimit u shkurtuan me 1 miliard lekë, rreth 10 milionë euro ose 1.6%.

Edhe Ministria e Shëndetësisë ka shënuar një ulje të fondeve, ndonëse më të lehtë. Ndryshimet e fundit reduktuan një shumë prej 336 milionë lekësh, ose rreth 3.4 milionë eurosh, një tregues i mungesës së politikave të qëndrueshme në një sektor ku kërkesat për shërbime janë gjithnjë e më të larta. Në raport me buxhetin fillestar, fondet për shëndetësinë u reduktuan me 0.5%.

Në të kundërt, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës (MIE) është përfituesja më e madhe e rialokimit buxhetor, me një rritje prej mbi 6.1 miliardë lekësh, ose rreth 60 milionë euro më shumë.

Ndërkohë, Ministria e Bujqësisë, ka përfituar një rritje modeste prej 331 mijë eurosh, ose 2%, duke reflektuar një mbështetje të lehtë për sektorin rural, por pa një ndikim të dukshëm në raport me nevojat e sektorit.

Në tërësi, të dhënat tregojnë një tendencë të vazhdueshme të nënfinancimit të shërbimeve sociale dhe orientim drejt rritjes së shpenzimeve për investime infrastrukturore. Vendet e zhvilluara veçohen nga të tjerat për investimet e larta në shëndetësi, arsim dhe në përgjithësi në kapitalin njerëzor, si investimet më të qëndrueshme në kohë.

NGA KATEGORIA

Gjokutaj e thotë troç: Ja mënyra e vetme se si Veliaj mund të fitonte lirinë
TË TJERA

Gjokutaj e thotë troç: Ja mënyra e vetme se si Veliaj mund të fitonte lirinë

03/11/2025
Rikthimi i Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës/ Gazetarja Lala zbulon detajet…
TË TJERA

Rikthimi i Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës/ Gazetarja Lala zbulon detajet…

03/11/2025
“Të ndalohet sa më shpejt”/ Spartak Ngjela revoltohet keq: Fatos Nano, të vendoset në…
TË TJERA

“Të ndalohet sa më shpejt”/ Spartak Ngjela revoltohet keq: Fatos Nano, të vendoset në…

03/11/2025
E FUNDIT! Rama nuk gjen qetësi, pas Ballukut një tjetër tronditje në Qeveri
TË TJERA

E FUNDIT! Rama nuk gjen qetësi, pas Ballukut një tjetër tronditje në Qeveri

03/11/2025
Nuk ishte Rexhina! Kush është gruaja që u ”ngatërruan” të gjithë në varrimin e Nanos!?
TË TJERA

Nuk ishte Rexhina! Kush është gruaja që u ”ngatërruan” të gjithë në varrimin e Nanos!?

02/11/2025
Del FOTO/ Ja si dukej Fatos Nano para ndarjes nga jeta…
TË TJERA

Del FOTO/ Ja si dukej Fatos Nano para ndarjes nga jeta…

02/11/2025

LAJMET E FUNDIT:

Gjokutaj e thotë troç: Ja mënyra e vetme se si Veliaj mund të fitonte lirinë
TË TJERA

Gjokutaj e thotë troç: Ja mënyra e vetme se si Veliaj mund të fitonte lirinë

03/11/2025
Zbardhen raportet financiare të fushatave, sa shpenzuan PD dhe PS në 11 Maj
POLITIKË

Zbardhen raportet financiare të fushatave, sa shpenzuan PD dhe PS në 11 Maj

03/11/2025
Ish-ministrja Etilda Gjonaj merr “postin” e rëndësishëm pranë kryeministrit Edi Rama
AKTUALITET

Ish-ministrja Etilda Gjonaj merr “postin” e rëndësishëm pranë kryeministrit Edi Rama

03/11/2025
Veliaj ngeli kryetar bashkie, reagon Florjan Binaj dhe tregon VENDIMIN për të ardhmen…
POLITIKË

Veliaj ngeli kryetar bashkie, reagon Florjan Binaj dhe tregon VENDIMIN për të ardhmen…

03/11/2025
Rikthimi i Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës/ Gazetarja Lala zbulon detajet…
TË TJERA

Rikthimi i Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës/ Gazetarja Lala zbulon detajet…

03/11/2025
Zbardhet vendimi/ Gjykata Kushtetuese: Ja përse i dhamë të drejtë Erion Veliajt…
AKTUALITET

Zbardhet vendimi/ Gjykata Kushtetuese: Ja përse i dhamë të drejtë Erion Veliajt…

03/11/2025

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!