Ambasadori i Shqipërisë në Bashkimin Europian, Ferit Hoxha komentoi momentin historik të çeljes së negociatave për grup-kapitullin e parë.
Ambasadori Hoxha shprehet besimplotë se brenda këtij viti Shqipëria mund të mbajë një tjetër konferencë ndërqeveritare me BE për hapjen e disa kapitujve të tjerë.
“Që nga dje e tutje kemi hyrë në një proces tjetër, s’do jetë njësoj marrëdhënia me BE, jo vetëm financime, por kanalizim më të mirë, formal, të pandalshëm të rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ne kemi një plan pune të detajuar nga kryenociatorja dhe ekipi i saj. Këtë plan pune ne duhet ta bashkërendojmë me Komisionin Europian. Unë jam besimplotë që ne do kemi të patën edhe një konferencë tjetër para fundit të vitit ku edhe mund të hapim disa kapituj të tjerë të një grupi tjetër”, tha Hoxha për Report TV.