Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe deputetja Albana Vokshi janë përplasur me qytetarët brenda një qendre votimi në Vorë.
Noka pretendon për manipulim të votave, ndërkohë që nga ana tjetër, një prej qytetarëve hodhi akuza ndaj opozitës.
“Nuk iu dua se keni vrarë njerëz dhe fëmijë“, i thotë një qytetar Nokës.
Një qytetar tjetër i indinjuar i drejtohet Vokshit: “Je për gjynah, shi si je si plaka ime. Edhe ajo është më e bukur se ty. Si nuk të vjen zor, nga Tirona vjen në Vorë. Unë kam lindur këtu. Do të vish me këtë malokun këtu. Edi Rama na i bëri pallatet”.
Sakaq, Noka pretendon për manipulim, ndërsa kërcënon se “do të zvarriten qelive”.
“Do të zvarriten qelive nga i pari te i fundit. Ta harrojnë se mund të prekin votën. Gjithë horrat janë mbushur me bexhat e KQZ. Kujtojnë se po zgjidhet duke iu dhënë Celibashi bexhat “, tha Noka.












