Nuk është dosja e “Sterilizimit”, por ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është arrestuar pasi akuzohet për abuzime të fondeve të Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, e njohur edhe si (SASPAC).
Lidhur me këtë dosje, pak muaj më parë u zhvilluan disa kontrolle në biznese. Beqaj në bashkëunim me dy vartës të tij, lëshonin fatura fiktive për fonde që merreshin nga vende të BE, për aktivitete që nuk kryheshin, por thjesht merrinin mbrapsht sasinë e parave.
“Bëhet fjalë për hetime të nisura nga SPAK për menaxhimin e fondeve që mbërrinin nga vende të BE, dhe këto fonde menaxhoheshin nga agjencia SASPAC, e cila për një periudhë 1-vjeçare është drejtuar nga ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ka dyshime se Beqaj ka bërë abuzime këto fonde. Është akuzuar për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash”, raportojnë mediat.












