Pas emërimit në postin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, Sula duket se ka vendosur të “divorcohet”, në kuptimin e plotë të fjalës, nga e djathta shqiptare.
Në një kohë kur pesha dhe domethënia e rrjeteve sociale është e padiskutueshme, ai ka ndërmarrë një hap simbolik, por domethënës, zhdukjen e çdo “gjurme” që e lidhte me të kaluarën e tij politike si pjesë e bluve.
Nga profilet e tij në rrjetet sociale janë fshirë fotot ku ai bënte thirrje për votë nën siglën blu, deklaratat dhe qëndrimet e mëparshme, si dhe kritikat që kishte adresuar ndaj mazhorancës, pjesë e së cilës tashmë është edhe vetë.













