Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka i ka dhënë fund aludimeve se opozita mund të bojkotojë zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.
Flamur Noka deklaroi se Partia Demokratike nuk do të tërhiqet nga asnjë betejë ndërsa nuk dha një emër kandidati.
“Ne nuk tërhiqemi nga asnjë betejë. Partia Demokratike do të bisedojë dhe me aleatët dhe se kanë për qëllim që të garojnë me një kandidat të përbashkët”, tha Noka.
REALITETI – Kryeministri Edi Rama është disa hapa para rivalëve të tij pasi kryeministri ka nisur prezantimin e Ogerta Manastirliut, kurse në kampin e PD-së së Berishës disa figura kanë refuzuar kandidimin për shkak se e dinë që i pret humbja përballë furisë socialiste.












