Kryeministri Edi Rama vijoi sot me bashkëbisedimin me komentuesit në rrjetet sociale.
Pyetjes pse nuk arreston bufin e kënetës, të cilin komentuesi i referohet Sali Berishës, Rama u përgjigj se jetojmë në demokraci tashmë ku pushtetet janë të ndarë.
Sakaq, Rama shton se për “21 janarin”, PS nuk mund të hakmerret dhe vetëm mund të krijonte një sistem drejtësie të pavarur e cila të gjykojë me paanshmëri.
Pse nuk e arrestoni “bufin e kënetës”? “Jetojmë në demokraci. Pushtetet janë të ndarë. Nuk arreston qeveria, partia. Nuk arreston politika. Pavarësisht se në raste arrestimet e drejtësisë mbajnë erë jo të mirë, por kemi arritur një fazë të re të drejtësisë sonë. Fatos Nano e futi në burg ish kryeministri, bufi i kënetës e futi në burg vetë. Kjo ka marrë fund. Këtu është çështje drejtësie. Këto punë i di drejtësia. Më e qartë se ska rasti i 21 janarit. Çfarë mund të bënim ne? Reformën në drejtësi. Nëse nuk do kishte qenë reforma në drejtësi, do përsërisnim të njëjtat gjëra si ata me bufin e kënetës. Çfarë të përgjigjemi sot për 21 janarin, veçse të presim që drejtësia të bëjë drejtësi. Besoj se pavarësia është e mjaftueshme për të hetuar 21 janarin. Nuk trajtohej 21 janari kur kryeministri pengoi me dhunë ekzekutimin e urdhrave të ndalimit të prokurores së përgjithshme”, tha Rama./ Rilindje.info












