Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Albin Kurti janë takuar këtë të dielë gjatë homazheve që po zhvillohen në nder të ish-kryeministrit, Fatos Nano.
Pas përfundimit të fjalimit të Ramës, arkëmorti është transportuar nga Pallati i Kongreseve drej kryeminstrisë, kalimi i fundit i Nanos para institucionit që shërbeu për disa vite.
Rama dhe Kurti gjatë ceremonisë para Kryeministrisë janë takuar dhe kanë shkëmbyer disa fjalë. Ata shihen krah njëri-tjetrit teksa flasin. Teksa bisedojnë ata vazhdojnë ecjen drej Kryeministrisë. Pas kësaj ceremonie, Nano do të përcillet në banesën e fundit në varrezat e Sharrës.












