Edi Rama ka publikuar pamjet nga protesta e djeshme e opozitës që u zhvillua para Kryeministrisë, në të cilat shfaqen shkallët e godinës me bojën e hedhur nga protestuesit.
Përmes një postimi në Twitter, shefi i qeverisë ironizon tubimin e djeshëm të opozitës duke shkruar:
“DJE zhgarravinat e revolucionit.SOT dushi i regjimit NESËR nis një javë e re punësh të mira”, shkruan Rama në videon që ka publikuar në Twitter. Militantët e Saliut hodhën shashka dhe bojë në shkallët e Kryeministrisë ndërsa ekipi i pastrimit ditën e sotme e ka bërë “xixë” vendin dhe institucionin me te rendesishem. Protesta e thirrur nga Berisha mori vëmëmdje pasi mediat kanë raportuar për një pjesëmarrje shumë të ulët.