Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë pasdite në një takim përmbyllës elektoral në Berat, ku ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve më 11 maj.
Ndërsa fliste para mbështetësve të tij, Ramës i erdhi një surprizë nga ajri. Teksa buzëqeshte, kryeministri befasohet nga banderola me logon e Partisë Socialiste.
“Po, po! Ky është Alket Islami, ky është prova e sigurt e ndryshimeve të mëdha që kanë ndodhur se ka që në ‘91 që e sheh Shqipërinë nga lart dhe duke e parë Shqipërinë nga lart është bërë një mbështetës i paepur i PS. Dhe më çon mua herë pas here foto nga lart dhe më thotë ‘a sikur të mund t’i merrja ca nga këta që flasin në tv të shohin nga lart Shqipërinë, sesi ndryshon në mënyrë marramendëse’”, tha Rama.












