Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji reagoi ashpër ndaj qeverisë, duke bërë thirrje për “revolta dhe reagim popullor” dhe paralajmëruar një “zgjim qytetar” për të rrëzuar, siç tha ai, një pushtet të korruptuar.
Ai thotë se situata ka arritur një pikë kritike dhe se nuk ka më durim nga ana e qytetarëve.
“Qeveria është kalbëzuar në çdo qelizë të saj! Gangrenë korrupsioni, lidhja me krimin, arroganca dhe paaftësi që ka përfshirë dhe kapur çdo institucion. Rama është kapur në krim! Nuk ka më durim! Koha për reagim, protesta dhe revoltë popullore”, shprehet Salianji.
Nuk dihet nëse fjalët e Salianjit pasqyrojnë një linjë zyrtare të partisë për mobilizim publik, apo janë thirrje individuale të tij.












