Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, lidhur me sekuestrimin e disa pasurive të tij.
“Kushtetuesja” ka shfuqizuar vendimet e Gjykatës së Posaçme dhe Gjykatës së Lartë, duke i lënë në fuqi disa masa të tjera të marra më herët.
Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar sekuestrimin e një apartamenti në rrugën “Kreshnik Çollaku”, një llogarie bankare dhe një depozite në një bankë të nivelit të dytë. Për këto pasuri, çështja është dërguar përsëri për shqyrtim në Apelin e Posaçëm.
Kujtojmë që ish-numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj ankimoi në Gjykatën Kushtetuese kontrollin e banesës së bashkëjetueses. Ai kërkoi shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme, të lëna në fuqi nga Apeli dhe Gjykata e Lartë.
Arben Ahmetaj është nën hetim për një sërë akuzash që lidhen me pasurinë e tij. Deri tani, i janë sekuestruar 4 apartamente, 2 vila dhe një llogari bankare.












