I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” me Atalanta Kërçykun dhe Edea Demaliajn ka qenë Dritan Shakohoxha.
Ish-komentatori sportiv ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me mënyrën se si e ka pritur imitimin që i ka bërë Stenaldo brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, atë të Big Brother VIP. Ai gjithashtu ka treguar edhe se cilin nga banorët e këtij edicioni ka më të preferuar dhe jo vetëm kaq…
Kur u pyet se cili prej banorëve në këtë pikë mendon se mund të ishte pretendent për ta fituar me kaq sa kemi parë deri më tani, Shakohoxha ishte i prerë me përgjigjen e tij: “Stenaldo që më ka imituar është ai që unë mendoj që do ta fitojë. Me mendtë e mia, por besoj shumë që ky është më interesanti për ta fituar. Do t’ju them edhe një gjë që Stenaldo e bën kaq mirë Shakon sa unë kurrë nuk do ta kisha bërë kaq mirë Shakon. Ju betohem për këtë gjë që nuk do ta kisha bërë kurrë kaq mirë“.












