Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Uashingtonit ku do të marrë pjesë në mbledhjen e parë konstituuese të Bordit të Paqes, mbledhje kjo e thirrur nga presidenti Donald Trump më datë 19 shkurt. Sfida e parë e këtij Bordi është rindërtimi i Rripit të Gazës.
Spiropali është përgjigjur se në këtë fazë, Shqipëria nuk ka detyrime financiare, por sigurisht që referuar dhe statutit të organizatës, Shqipëria ka detyrimet e saj si vend anëtar themelues. Spiropali theksoi se Bordi i Paqes nuk ka për qëllim të zëvendësojë organizatat e tjera siç është OKB, por është një mjet komplementar ku Shqipëria mund të japë kontributin e vet për paqen dhe stabilizimit të situatës në Gaza.
“Kryeministri është nisur drejt SHBA ku do të marr pjesë në takimin e parë të Brodit të Paqes. Shqipëria përfaqësohet nga kryeministri në rolin e vendit anëtar themelues, në këtë fazë nuk ka detyrime financiare. Shqipëria është e angazhuar për tu përfshirë në procesin ndërkombëtar të stabilizimit në Gaza, këtë angazhim e kemi marrë dhe sot do të prezantohet nga Trump dhe lista e vendeve që janë angazhuar. Angazhimet e tjera financiare nuk ka. do shohim në një fazë tjetër dhe në diskutime të gjëra dhe me partnerët tanë dhe anëtarët e tjerë të bordi. Do të shohim në bazë të statuti si vend themelues dhe detyrimet tona. Synimi fisnik i bordit, nuk është të zëvendësojë organet e tjera siç është OKB, as është një projekt alternativ për BE që mbete synimi ynë madhor, është një mjet komplementar ku Shqipëria mund të japë kontributin e vet”, tha Spiropali.












