Në Gjykatën Kushtetuese zhvillohet sot seancë në lidhje me masën e sigurisë të vendosur ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, “pezullimi i ushtrimit të detyrës publike”, vendim i marrë nga Gjykata e Posaçme Anitkorrupsion.
Seanca nis në orën 10:00 dhe mbahet pas ankimimit të kryeministrit Edi Rama, i cili pretendon se me vendimin e pezullimit të Ballukut, gjykata ka shkelur kompetencat e tij si kryeministër.
Përveç përfaqësuesve të qeverisë, në seancë marrin pjesë edhe përfaqësues të SPAK, GJKKO, Kuvendit dhe Presidencës.
Sipas informacioneve zyrtare dy përfaqësuesit e SPAK përballë Kryeministrisë do të jetë Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.
SPAK ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për autorizim për arrestimin e Ballukut. Kjo lëvizje e SPAK erdhi menjëherë pasi Kushtetuesja e ktheu Ballukun në detyrë, ndërsa mbledhja e radhës e Këshillit të Mandateve është më datë 28 janar.












