Analisti Andi Bushati e ka quajtur “të fëlliqur” lobimin 6 milionë dollarë të Partisë Demokratike në SHBA, por deklaroi se edhe ky lobim ia vlen nëse zhbëhet lobimi i mazhorancës për të persekutuar opozitën.
“Në një vend ku pushteti lobon për të shpallur liderin e opozitës non-grata ka problem. Ku pushteti paguan McGonigal për të thënë se opozita është e kapur nga rusët. Tani përballë kësaj si do përgjigjen? Nuk pres që PD dhe LSI, tre bandat e famshme që thotë Lubonja, njëra të sillet si virgjëreshë dhe të tjerët si banditë. Ky është kodi i bandave.
A ia vlen që qoftë edhe me para të pista, të ndalojmë precedentë si i asaj ruspies që thoshte do hanë bar po u votua non-grata? Kemi parë ruspie (Yuri Kim)… Një lobim edhe i fëlliqur ia vlen edhe për të ndalur precedente më të fëlliqura se ky. Këtu mendoj se çdo njeri që nuk është militant partie duhet të jetë i kënaqur”, tha Bushati.