Reperi Stresi që kur është futur në “Big Brojther Vip Kosovë”, ka përmendur vazhdimisht historinë e dashurisë me ish gruan e tij Kejsin dhe problemet e saj shëndetësore. Por Kejsi si një person që dëshiron privatësi të plotë, ka kërkuar mirëkuptimin e Stresit dhe të banorëve të tjerë që gjërat e tyre të mos diskutohen më brenda shtëpisë.
“Pikë së pari, për sa i përket marrëdhënies së sonë e dua privatësinë dhe gjërat tona i diskutojmë jashtë. Të kuptoj që je në një format 24 orë live. Janë disa tema që nuk dua të përmenden më, shëndeti im është diçka private, unë jam shumë mirë dhe të lutem mos e përmend më”, ka thënë Kejsi.
“Ty edhe banorëve të tjerë, dua të ju them merreni parasysh të fokusoheni tek njerëzit që janë aty dhe ua kërkoj që të respektoni privatësinë time. Mos ma ngacmoni Stresin, duke më përmendur mua”, ka shtuar ajo.