Bashkia e Vlorës ka paralajmëruar qytetarët se duke filluar që nga data 17 deri në 18 nëntor qytetit bregdetar do të përfshihet nga reshje të dendura shiu dhe pëmbytje.
Në njoftim iu është bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të mos parkojnë makinat e tyre në zonat që paraqesin risk të lartë për përmbytje.
“Njoftim i rëndësishëm: Referuar njoftimit të Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, ditën e Hënë, më datë 17 Nëntor dhe ditën e Martë, më datë 18 Nëntor, qyteti i Vlorës parashikohet të përfshihet nga reshje shiu mesatare deri lokalisht intesive. Ju lutemi të tregoheni vigjilentë për çdo situatë dhe të respektoni thirrjet dhe këshillat e autoriteteve. Jeni të lutur shmangni parkimin e automjeteve në zonat me risk të lartë. Grupet tona do të jenë të angazhuara në marrjen e masave paraprake, si dhe do të jenë në terren në monitorimin e situatës duke ndërhyrë sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme. UJËSJELLËS KANALIZIME VLORË”, thuhet në njoftim.












