Erion Veliaj ka folur në Gjykatën Kushtetuese duke thënë pretendimet e tij, duke kundërshtuar shkarkimin nga kryetari i bashkisë së Tiranës.
Veliaj tha se kam pritur 9 muaj për të folur 9 minuta dhe për tu dëgjuar pas një sage të gjatë zhgënjyese.
Veliaj u shpreh se po flet para Gjykatës Kushtetuese si kryetar i bashkisë së Tiranës, ndërsa ngriti pyetjen se çfarë ka bërë që të jetë i mbyllu në qeli.
“Kam pritur 9 muaj për këto 9 minuta. Beteja ime për tu dëgjuar prej jush vjen pas një sage të gjatë, zhgënjyese me thënë të drejtën, për të dëgjuar çfarë paskam bërë që jam rrëmbyer nga zyra ku më kanë zgjedhur qytetarët dhe jam mbyllur në një qeli. Në një regjim burgosje më të rendë sesa vrasësit serialë. Kam më shumë policë në gjykatë kushtetuese sesa avokatë. Kam përjetuar një periudhë denigrimi. Kjo nuk është thjesht një përpjekje, por një përçmim ndaj votës. Harku i universit moral është i lodhshëm. Jam këtu si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Nuk jam këtu për të mbrojtur veten, por me respekt. A mund ta mbrojmë sot demokracinë?”, u shprrh Veliaj.
	    	











