Pjesëmarrësit në takimin e Bordit të Paqes janë mbledhur në selinë e Institutit Amerikan të Paqes, ku presidenti amerikan Donald Trump mbajti një fjalim të fokusuar në zhvillimet e fundit diplomatike dhe situatën në Gaza.
Në fjalën e tij, Trump theksoi rolin e diplomacisë në uljen e tensioneve dhe arritjen e marrëveshjeve ndërkombëtare.
“Asgjë nuk është e pamundur kur mijëra njerëz po vriteshin, falë diplomacisë dhe punës së jashtëzakonshme. Kemi mbi 60 shtete që kanë firmosur dhe ajo çfarë po bëjnë për Gazën është e jashtëzakonshme” u shpreh ai.
Trump shtoi se shumë prej të pranishmëve në sallë kanë kontribuar drejtpërdrejt në uljen e dhunës në rajon.
“Shumë pjesëtarë në këtë dhomë kanë kontribuar për shuarjen e flakëve në Gaza, kanë dorëzuar armatimet e tyre. Paqja arriti dhe pengjet janë kthyer nga të dyja anët” deklaroi ai.












