Erion Veliaj ka bërë ditën e sotme një tjetër reagim nga qelia e paraburgimit të Durrësit, ku nuk i ndal akuzat ndaj prokurorëve të SPAK.
Sipas Veliajt, në rast se ndaj Xoxës do të qëndronte “arresti në shtëpi”, me vendim gjykate i caktohej fëmijës statusi i jetimit dhe përgjegjësia për ta rritur u kalonte gjysheve. Kryebashkiaku thotë se gjyshërit nuk mund ta zëvendësojnë asnjëherë nënën në rritjen e një fëmije.
Sipas Veliajt, vetëm truri i një lunatiku si violinisti, duke iu referuar Ols Dados, mund të dalë në konkluzionin se vila në Qerret është e tija, pasi janë gjetur aty lodrat e fëmijëve.
“Jetim me urdhër prokurori e vendim gjykate! Kur Ajola kërkoi uljen e masës paraprake nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje, për shkak të nevojës për t’u përkujdesur të paktën njëri prej prindërve për djalin tonë 6 vjeçar, arsyetimi i prokurorëve ishte se djali ynë ka dy gjyshe! Pra, me vendim gjykate i caktohet fëmijës statusi i jetimit dhe përgjegjësia ta rrisin u kalon gjysheve! Ato mund ta zëvendësojnë rolin e prindërve për ta çuar e marrë nga shkolla, apo për ta shoqëruar në aktivitete jashtëshkollore, tha violinisti dështak. Madje, gjyshet mund t’i mbanin edhe radhët për të blerë ushqime sipas tyre, pavarësisht se as nuk e kanë idenë nëse gjyshet janë mirë me shëndet, ngasin apo jo makinën, për t’u kthyer në shërbëtore të fëmijës së shpallur “jetim” dhe pa akses në llogari bankare me urdhër nga Spaku, e me radhë.Po përtej këtyre, se ja ta zemë se gjyshet e shkreta do ta zbatonin urdhërin e Spakut dhe do mësonin edhe makinën, për prokurorët, raporti mes gjyshes dhe nipit qenka thuajse i njëjtë me raportin e nënës me djalin, në pikën që gjyshja qenka njeri i shtëpisë edhe kur nuk jeton me vajzën e saj, nënën e djalit“, shkruan nder te tjera Veliaj.












