Një video qesharake nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova është bërë virale në rrjetet sociale, duke përfshirë edhe një tjetër moment flirtues mes Bias dhe Toneyt.
Pas skenave të njëpasnjëshme ku dyshja ka flirtuar hapur, madje edhe kur Toney shihej duke e ndjekur me sy Bian teksa lahej në vaskë, në një video të re ai i drejtohet asaj me një përkëdheli të papritur duke i thënë: “Amore”.
Reagimi i Bias ishte menjëherë epik pasi bukuroshja e “Only Fanse” hap këmbët dhe vendos duart mes tyre, duke bërë një gjest që ka shkaktuar të qeshura, por edhe shumë reagime në rrjet.
Komentuesit nuk kanë humbur kohë për të ironizuar situatën, duke u habitur me mënyrën spontane dhe paksa provokuese të reagimit të Bias.












