Përveç betejes me Lulzim Bashën, një nga përplasjet më të forta të Flamur Nokës ka qenë ajo me Gazment Bardhin.
Por së fundmi Flamur Noka ia ka falur Gaz Bardhit të gjitha akuzat në drejtim të pasurisë së tij, përfshirë edhe “vilën me vlerë 760 nijë euro”.
“Marrëdhëniet me Gazment Bardhin i kam të shkëlqyera dhe për këtë nuk duhet të keni dyshime. Partia Demokratike është një parti vlerash dhe është e vetmja forcë që njeh diversitetin. Por më rëndësi është që sot ne jemi të gjithë aty në vijën e parë të frontit për të mirën e partisë dhe për të mundur regjimin. Unë ia kam falur të gjitha akuzat, të gjitha gjërat i hedh pas krahëve sepse e konsideroj debat me njeri-tjetrin. Ndoshta mund të jesh përballë njeriut tënd, por ke edhe armikun përballë dhe duhet të vazhdosh përpara”, u shpreh Flamur Noka.












