Shërbimi ndaj pacienteve ka qenë ‘kryefjale’ e punës se saj, për 39 vite në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Bëhet fjalë për infermieren Greta Luka, e cila për më shumë se çerek shekulli i ka shërbyer në mënyrë shembullore pacientëve në nevojë.
Greta Luka ka nisur punë si infermiere në vitin e largët 1984, fillimisht pranë repartit të lindjeve ne Maternitetin e Shkodrës, deri ne vitin 2014. Me pas ajo u transferua pranë repartit të kardiologjisë duke qenë pranë pacienteve të cilët i ka ndihmuar me eksperiencën e saj të gjatë.
Pas 39 viteve pune, në vitin 2023 Greta Luka ka dalë në pension, por ajo gëzon një reputacion të lartë në komunitetin shkodran. Mirenjohje dhe respekte për punën tuaj ndër vite.












