Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikëve të cilët thonë se pagën minimale duhet ta çojnë në 700 ose 800 mijë lekë të vjetra.
Rama shkruan se “në fillim të qeverisjes e kanë nisur nga vendi i fundit në rajon për nivelin e pagës minimale, ndërsa tani me rritjen e fundit Shqipëria është vendosur në vendin e tretë baraz me Maqedoninë e Veriut”. Gjatë fjalës Kryeministri shton se “do të bëjnë edhe dy rritje të tjera deri në përfundim të këtij mandati duke e çuar pagën miniale në 450 mijë lekë te vjetra“.
“Disa komentojnë se paga minimale duhet të bëhet 700 apo 800 mijë lekë te vjetra, por përllogaritja e pagës minimale bazohet në produktivitetin ekonomik dhe konkurueshmërinë, jo në dëshirat tona (asnjë vend i rajonit nuk e ka një minimum të tillë). Çdo rritje artificiale e saj sjell me shpejtësi pasoja destabilizuese për ekonominë, punësimin, financat e vendit“, tha Rama.












