Zarfi i zi ka shtuar ankthin në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’. Banorët po hamendësojnë se cili prej tyre ka thyer rregullat e se çfarë penaliteti mund të marrin nga Vëllai i Madh.
Në momentin që mësuan për zarfin, Olta u shpreh se mund të jetë për të dhe Qetsorin pasi kanë diskutuar për nominimet. Në një moment, Olta i bëri të ditur Qetsorit se nëse ai del nga shtëpia, do dalë edhe ajo. Nuk dihet nëse kjo deklaratë e Oltës u bë në formë presioni për produksionin, apo aktorja do e bëjë vërtetë atë që thotë.
Olta: “Qetësor, po dole ti sot nga shtëpia largqoft, të jap fjalën se dal edhe unë, fjalë burrash“.
Qetsor: “Lëri këto burrni për mua, se po dole rrugë e mbarë…”
Olta: “Po dole ti për fajin tim, të jap fjalën se unë do dal nga shtëpia“.












