Hapet “Zarfi i Zi” i cili ka ndëshkuar 3 banorët më të fortë të Big Brotherit, pra: Luizin, Kristin dhe Armaldon të cilët automatikisht kalojnë në nominim.
Luizi, Kristi dhe Armaldo thyen një nga rregullat kryesore të këtij foramti duke u futur në të njëjtën banjë njëkohësisht, ndërkohë që një gjë e tillë nuk lejohet. Arbana teksa hapi zarfin e zi u komunikoi vendimin banorëve: “Për të disatën herë Vëllai i Madh ju ka kujtuar rregullat. Nuk është e lejuar të futeni aty ku nuk ka kamera (tualet), për këtë arsye Vëllai i Madh dergon ne nominim Luizin, Kristin dhe Armaldon”.
Në këtë moment ndërhyn, Luizi i cili zbuloi se e gjitha ishte një plan dhe “kurth” i tij për të shkelur qëllimisht rregullat e produksionit në menyre që të dalin të tre në nominim. Maestro e përjetoi më keq duke thënë se kjo ishte “pabesi” dhe nuk e priste prej Luizit dhe Kristit. Kurse në krahun tjetër, shkodrani tha që e kam ëndërruar këtë moment duke na treguar se është “nona e zgjuarsisë” në këtë lojë.












