Prej disa javësh, “Big Brother VIP” ka bërë që shqiptarët nga mbarë bota t’i dërgojnë banorëve mesazhe e dhurata përmes një aplikacioni online të quajtur ‘Big love’.
Fansat mund të zgjidhin një emoji që nis nga vlera 3 euro deri në 100 euro, e cila është kurora. Dhe një mesazh shumë i papritur ka shkuar sot në shtëpi. Sipas asaj që u shfaq në ekran Butrint Imeri i ka dërguar një mesazh Jorit.
“Një bukuroshe si ti, mirë se të vish në Kosovë!”– shkruhet në mesazhin që mban dërguesin: “B…. Imeri KS”. Pas hyrjes ne Big Brother, Jori e përmendi Butrin Imerin para Luizit duke e provokuar dhe duke thënë se është ish-i dashuri i Kiarës. Kjo gjë preku edhe Luizin i cili i tha Jorit se e ka prekur në pikën e dobët.












