Kiara me Luizin po kalojnë ditët bashkë në një Suitë brenda shtëpisë së Big Brotherit. Të shumta kanë qenë dinamikat mes tyre por kjo që ndodhi mbrëmjen e kaluar ishte vërtetë një problem për Kiarën.
Siç tashmë e dimë të gjithë, Luizi ka një gërrhimë shumë të fortë. Pikërisht për këtë, Kiara është çuar pa i prishur gjumin dhe ka shkuar të flejë te krevati i saj në dhomën ku flenë të gjithë. Luizit me sa duket i ka dalë gjumi dhe është çuar nga krevati në kërkim të Kiarës. E gjeti te krevati i saj dhe e pyeti “pse ke ik”.
“Nga gërrhima”, ia ktheu Kiara përgjumësh, kurse Luizi nuk insistoi fare dhe u largua i dorëzuar për të vazhduar gjumin i vetëm drejt Suitës. SHIKONI KËTU VIDEO-n












