Ditën e fundit janë bërë lëvizje finale nga partitë që do marrin pjesë në zgjedhjet e 14 Majit. Ditën e shtunë Rama nga Vlora mblodhi Asamblenë për të zgjedhur kandidatët dhe me shumicë votash fitoi Ermal Dredha.
Diplomati, ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe Ermal Dredha prezantohet zyrtarisht si kandidat i Partisë socialiste për Bashkinë e Vlorës. Diten e sotme Ermal Dredha është prezantuar para strukturave socialiste nga drejtuesi politik Blendi Klosi.
Në fjalën e tij Klosi ka thënë se Socialistët kanë zgjedhur një emër që do punojë për Vlorën. Me përulësi dhe mirënjohës është shprehur edhe Dredha për votën socialiste që e zgjodhi atë si kandidatë.












