Thursday, May 7, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Përplasja e fortë Rama-Tërmet Peçi në mbledhjen me dyer të mbyllura, debate të ashpra dhe sinjale për “goditje”…

by Rilindje
07/05/2026
in POLITIKË
Përplasja e fortë Rama-Tërmet Peçi në mbledhjen me dyer të mbyllura, debate të ashpra dhe sinjale për “goditje”…

Debate të forta duket se kanë shoqëruar turin e fundit të kryeministrit Edi Rama në bashkitë e qarkut Gjirokastër dhe Dropull, ku sipas burimeve pranë strukturave socialiste, në qendër të diskutimeve ka qenë deputeti i Partisë Socialiste, Tërmet Peçi.

Takimi i zhvilluar larg pranisë së mediave dhe me dyer të mbyllura, ka sjellë tensione dhe debate të ashpra mes socialistëve, ndërsa pjesëmarrësit kanë shmangur çdo koment publik mbi atë çfarë është diskutuar në sallë.

Megjithatë, informacionet që po qarkullojnë në qarqet politike të jugut flasin për një përplasje të fortë mes Ramës dhe Peçit, në një moment kur brenda socialistëve duke se kanë nisur lëvizje të reja politike, kjo dhe pas urdhrave të së parit të partisë, për rigjenerizimin e strukturave të kësaj force politike.

Sipas burimeve, gjatë debatit Tërmet Peçi, një emër i konsideruar prej vitesh si një nga figurat më me ndikim në zonë, thuhet se ka tentuar të ulë tensionet dhe të mbrojë pozicionin e tij përballë kryeministrit, duke iu drejtuar me shprehjen që përdor prej vitesh ndaj tij: “Komandant, unë jam ushtari yt”.

Mirëpo, kjo ndërhyje nuk ka ndryshuar rrjedhën e diskutimit, përkundrazi mësohet nga Newsbomb.al se Rama ka shfaqur pakënaqësitë ndaj mënyrës si po funksionojnë strukturat në jug. Në sallë është folur edhe për ndikimin që Peçi vijon të ketë në zonë, ndërsa nuk kanë munguar aludimet për “intriga” dhe tensione të brendshme që sipas diskutimeve kanë sjellë përçarje mes grupeve lokale socialiste.

Referuar të njëjtave burime mësohet se debati në sallën e të majtëve ka arritur kulmin, kur Rama ka ndërprerë ashpër diskutimet dhe i është drejtuar Peçit me një gjuhë të rëndë, në sy të strukturave të qarkut, duke lënë të kuptohet kështu qartësisht se raporti mes tyre nuk është më ai i dikurshmi.

Sakaq, në korridoret politike po flitet prej ditësh për një riformatim të strukturave dhe për tentative për të dobësuar figurat që kanë krijuar ndikim të fortë lokal ndër vite. Në të njëjtën kohë, emri i Gramoz Sakos po lakohet gjithnjë e më shpesh si një figurë që po fiton mbështetje në strukturat socialiste të zonës, çka ka shtuar zërat se Tërmet Peçi mund të përballet me izolim gradual politik në muajt e ardhshëm.

Megjithëse deri më tani asnjë nga palët nuk ka reaguar lidhur me atë çfarë ndodhi në mbledhje, dhe nuk ka ende një tablo të qartë sa i përket këtyre debateve, lëvizjet e fundit dhe “thashethemet” po interpretohen si pjesë e një strategjie më të gjerë të kryeministrit Rama për të riorganizuar strukturat në jug dhe për të larguar figurat që konsiderohen si “ishuj” të pushtetit lokal apo si element që nuk përputhen më me hierarkinë e re politike të Partisë Socialiste.

NGA KATEGORIA

Homazhet/ Ja çfarë thotë Edi Rama për Servet Pëllumbin: Do të…
POLITIKË

Homazhet/ Ja çfarë thotë Edi Rama për Servet Pëllumbin: Do të…

06/05/2026
Vendimi i Speciales për Thaçin e të tjerët/ Hetuesja e Tribunalit të Hagës jep 3 skenarët e saj…
POLITIKË

Vendimi i Speciales për Thaçin e të tjerët/ Hetuesja e Tribunalit të Hagës jep 3 skenarët e saj…

06/05/2026
Kryemadhi për Ilir Metën: Dukej si 30 vjeç, i shkëlqenin sytë…
POLITIKË

Kryemadhi për Ilir Metën: Dukej si 30 vjeç, i shkëlqenin sytë…

06/05/2026
Monika Kryemadhi tregon hapur prapaskenat e politikës: Pa 300 mijë euro, ta…
POLITIKË

Monika Kryemadhi tregon hapur prapaskenat e politikës: Pa 300 mijë euro, ta…

06/05/2026
PROFIL/ Nga drejtimi i PS-së me Nanon te kreu i Kuvendit, kush ishte “Profesori” i socialistëve, Servet Pëllumbi
POLITIKË

PROFIL/ Nga drejtimi i PS-së me Nanon te kreu i Kuvendit, kush ishte “Profesori” i socialistëve, Servet Pëllumbi

05/05/2026
“Shqipëria e dënon rëndë!”/ Rama reagon me URGJENCË: Kjo gjë që ndodhi…
POLITIKË

“Shqipëria e dënon rëndë!”/ Rama reagon me URGJENCË: Kjo gjë që ndodhi…

05/05/2026

LAJMET E FUNDIT:

Përplasja e fortë Rama-Tërmet Peçi në mbledhjen me dyer të mbyllura, debate të ashpra dhe sinjale për “goditje”…
POLITIKË

Përplasja e fortë Rama-Tërmet Peçi në mbledhjen me dyer të mbyllura, debate të ashpra dhe sinjale për “goditje”…

07/05/2026
LAJM I FUNDIT/ Aksident tragjik, kush humbi jetën në qytetin…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Aksident tragjik, kush humbi jetën në qytetin…

06/05/2026
Homazhet/ Ja çfarë thotë Edi Rama për Servet Pëllumbin: Do të…
POLITIKË

Homazhet/ Ja çfarë thotë Edi Rama për Servet Pëllumbin: Do të…

06/05/2026
Vendimi i Speciales për Thaçin e të tjerët/ Hetuesja e Tribunalit të Hagës jep 3 skenarët e saj…
POLITIKË

Vendimi i Speciales për Thaçin e të tjerët/ Hetuesja e Tribunalit të Hagës jep 3 skenarët e saj…

06/05/2026
Kryemadhi për Ilir Metën: Dukej si 30 vjeç, i shkëlqenin sytë…
POLITIKË

Kryemadhi për Ilir Metën: Dukej si 30 vjeç, i shkëlqenin sytë…

06/05/2026
Monika Kryemadhi tregon hapur prapaskenat e politikës: Pa 300 mijë euro, ta…
POLITIKË

Monika Kryemadhi tregon hapur prapaskenat e politikës: Pa 300 mijë euro, ta…

06/05/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!