Mbrëmjen e djeshme Zhaklin Lekatari u përplas ashpër me Efin. Gjatë debatit Efi tha se opinionistët e kanë personale me të sepse është konfliktuar jashtë studiove televizive.
Opinionistët e mohuan duke i thënë Efit që “gënjen, debatet tona i ka parë gjithë Shqipëria”. Menjehere pas perplasjes se djeshme, shoqja e Efit sot ka publikuar një bisedë me Efin (kur ishte jashte shtepise), ku kjo e fundit i thotë se është zënë keq me Zhaklinën jashte kamerave.
“U zura me Zhakun keq. Ua më erdhi në fytyrë duke ulëritur. Do e kisha mbytur në dru”, i ka shkruar Efi disa dite me pare shoqes se saj e cila sot publikon me “Screenshoot” biseden mes tyre. Tashme duket qartë loja e “piset” e opinionisteve kundrejt Efit e cila nuk genjeu me deklaraten e djeshme.












