Zv/kryeministrja Belinda Balluku tha se qeveria shqiptare po punon për thithjen e investimeve të huaja. Ajo tha se investitorët e huaj kanë kërkuar një sërë kushtesh, të cilat tashmë janë plotësuar falë punës së qeverisë shqiptare.
“Është më mirë të dëgjojmë prej miqve dhe partnerëve tanë, sepse ata janë dëshmitarët e vërtetë të punës. Këtu nuk flasim vetëm për turizmin , por edhe për atë paketë që qeveria shqiptare ka ofruar prej vitit 2015. Në lidhje me investimet e huaja, ata duhet të vijnë në Shqipëri, sepse kjo qeveri ka punuar shumë për t’u ofruar duke u plotësuar disa prej kërkesave të tyre. Një nga kërkesat që mora prej investitorëve ishte transparenca, rregullat e drejta të lojës dhe garës dhe ajo që quhet korsia e shpejtë”, tha Balluku.
Sa i takon shifrave të investimeve, Balluku tha se në vitin 2022 investimet e huaja në vend kanë mbërritur në 1.3 miliardë euro. Sipas saj, vizioni I qeverisë është që ta kthejë Shqipërinë në një vend lider në rajon në fushën e turizmit dhe atë të energjisë së rinovueshme.












