Të mërkurën e javës së ardhshme, më 14 tetor, Partia Socialiste pritet të zhvillojë mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar dhe kabinetit qeveritar.
Burime për media bëjnë me dije se mbledhja të zhvillohet në orën 12:30 në Pallatin e Brigadave, e cila do të mbahet gjashtë ditë pas miratimit në Kuvend të hartës se re territoriale.
Duke qenë se socialistët pritet të ulen në tryezë ditën e mërkurë, bëhet me dije se mbledhja e zakonshme që ishte parashikuar të mbahej ditën e nesërme, nuk do të zhvillohet.
“Të nderuar kolegë, Ju njoftoj se ditën e mërkurë, datë 14 tetor 2026, në orën 12:30, do të zhvillojmë mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar në Pallatin e Brigadave. Për këtë arsye, ditën e hënë, datë 12 tetor, nuk do të zhvillojmë mbledhjen e zakonshme të Grupit”, thuhet në mesazhin e dërguar deputetëve.











