Luizi thuri një plan me Jorin për të bërë xheloze Kiarën. Ai i tha Jorit që të ndërrojnë çarçafët bashkë dhe ai të ulet në krevatin e saj dhe të bisedojnë në mënyrë që Kiara të bëhet xheloze.
Jori që në nisje të planit, i tha Luizit që të mos i kërkoi asgjë të ekzagjeruar, apo ndonjë gjë që të jetë jashtë karakterit të saj. Pasi u dakordësua për planin, Jori e pyeti Luizin se deri kur duhet ta mbajë këtë lojë.
Ai u përgjigj se plani do marrë fund të martën, kur të jetë spektakli dhe nëse ajo e zbaton, do rriten 10 mijë euro në çmimin e madh. Luizi u shpreh se këtë plan po e thotë në sy të të gjithë banorëve që ata mos të përfshihen në lojë. Efi tha se ajo do ia tregoi Kiarës dhe se nuk bëhet pjesë e planit.












