Luizi është distancuar nga partnerja e tij, Kiara këto ditë, gjë që e ka mërzitur këtë të fundit. Por pas kësaj, qëndron një surprizë që këngëtari po përgatit për moderatoren.
Teksa ndodhej në dhomën e rrëfimit, ai ka lënë hapur mikrofonin dhe biseda e tij është dëgjuar në audio.
“Do ishte shumë mirë sikur Kiara ta kuptonte ose ta pranonte që i ka ardhur fundi tani, kjo lidhje nuk ecën më“, tha ai gjatë bisedës në dhomën e rrëfimit.
Por në fund, këngëtari la të nënkuptohet se do i propozojë për martesë moderatores. Duket se tashmë është gjithçka gati, që Luizi t’i propozojë për martesë të dashurës së tij, pikërisht në spektaklin e sotëm.
“Ku, ku, ku po luaj me zjarrin. Të ma bëjë ajo mua këtë punë, s’më intereson hiç, jo të më propozojë për martesë por s’di çfarë”, tha Luizi.












