Ilir Meta ka vendosur ta “sfidojë” dhe njëkohësisht të kopjojë Edi Ramën në sportin e tij të preferuar, atë të basketbollit.
Meta ka postuar një video, në të cilën luan me disa fëmijë dhe bën edhe kosh. Goxha imazh ky, që e bën të garantuar “fitoren” e opozitës më 14 maj. Ndërsa në krahun tjetër të gjitha sondazhet në përgjithësi e nxjerrin fitues Edi Ramën dhe partinë Socialiste e cila më 14 maj pritet të fitojë rreth 42-48 bashki në të gjithë vendin, kurse koalicioni Berisha-Meta rreth 13-19 bashki.
“Koha për trepikëshin” shkruan Ilir Meta, në një video që duket se do të jetë spoti i opozitës, në të cilën ai shfaqet si imazh i saj.












