Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se policia kriminale do të riformatohet.
Në një prononcim për gazetarët, Çuçi tha se vendimi është marrë gjatë mbledhjes së këshillit të ministrave. Ai u shpreh se është miratuar ngritja e trukturës dhe se tashmë do të nisë zbatimi i reformës.
“Gjithashtu morëm vendimin për t’i hapur rrugë zbatimit dhe implementimit të strukturës së re në Policinë e Shtetit duke miratuar të gjithë strukturën e gradave në qeveri. Tashmë struktura fillon zbatimin dhe është një nga reformat më të mëdhaja që ka bërë Policia e Shtetit sidomos për të adresuar riorganizimin e policisë kriminale. Besoj është një nga vendimet më të rëndësishme edhe në zbatim të objektivave të ministrit të Brendshëm”, tha Çuçi.












