Thursday, October 15, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

“Mami më fal”/ Studentja “shpërthen” në lot: Po na marrin të ardhmen…

by Rilindje
15/10/2026
in TË TJERA
“Mami më fal”/ Studentja “shpërthen” në lot: Po na marrin të ardhmen…

Një studente, mes të rinjve që protestojnë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, përcolli një mesazh të fortë, mes lotësh dhe zemërimi, duke shprehur zhgënjimin e një brezi që ndihet i braktisur dhe i pasigurt për të ardhmen.

“Dolëm paqësisht tre muaj, nuk na dëgjoi njeri. Çdo ditë ne këtë do të bëjmë. Do të jemi çdo ditë këtu. A doni dikush që të fliste? Po flas unë”, u shpreh studentja.

Mes kërkesave të saj ishin dorëheqja e Edi Ramës, përmirësimi i kushteve në konvikte, respektimi i ligjit dhe vendosja e drejtësisë.

“Çfarë duam ne? E para, dorëheqjen e Ramës, se na e ka nxirë jetën. E dyta, konviktet të jenë të rregullta. E treta, të respektoni rregullat dhe ligjet, të ketë drejtësi. Mos ushtroni dhunë ndaj popullit kur kërkon të drejtën e vet”, deklaroi ajo.

Momenti më prekës ishte kur e reja tregoi se ndodhet e vetme në Shqipëri, larg familjes, e cila jeton në emigrim. Me lot në sy, ajo foli për vështirësitë e jetës dhe mungesën e perspektivës për të rinjtë.

“Është e dhimbshme të jetosh këtu. Unë këtu nuk kam asnjë familjar. Motrën, vëllanë i kam të larguar. Edhe prindërit në emigrim. Prandaj kam dalë këtu”, tha ajo.

Studentja shprehu gjithashtu zemërimin ndaj asaj që e konsideron si padrejtësi, duke kundërshtuar pasurimin e pushtetarëve me taksat e qytetarëve, ndërsa të rinjtë përballen me paga të ulëta dhe vështirësi ekonomike.

“Bëjmë kulla të bukura. Ku do të arrijmë ta blejmë ndonjëherë kullën e tyre, me 530 mijë lekë në rrogë? Detyrohemi të jetojmë në shtëpi me goca që nuk i njohim fare”, u shpreh ajo.

Në fjalimin e saj, studentja kërkoi edhe largimin e atyre që i konsideron përgjegjës për situatën, duke përdorur gjuhë të ashpër ndaj institucioneve shtetërore. Ndërkohë, për bizneset private që mund të jenë dëmtuar gjatë protestave, kërkoi ndjesë. Në fund, ajo e bëri të qartë se revolta e të rinjve nuk do të ndalet, pavarësisht përballjes me dhunën.

“Le të dhunojnë sa të duan, zërin tonë nuk mund ta mposhtin. Vetëm nëse na vrisni, nuk do të na shihni më këtu. Nuk kemi më çfarë të humbim”, përfundoi studentja.

https://rilindje.info/wp-content/uploads/2026/10/Mesazhi-prekes-i-22-vjecares-Jam-me-master-punoj-cdo-dite-dhe-nuk-me-dalin-leket-per-te-ngrene.mp4

NGA KATEGORIA

“Na hapët barkun”/ Regjisori Hervin Çuli: Nuk rrëzohet qeveria nga ca kalamaj rrugaçë…
TË TJERA

“Na hapët barkun”/ Regjisori Hervin Çuli: Nuk rrëzohet qeveria nga ca kalamaj rrugaçë…

15/10/2026
Blendi Fevziu kritikon ashpër presidentin Bajram Begaj: Je bërë si…
TË TJERA

Blendi Fevziu kritikon ashpër presidentin Bajram Begaj: Je bërë si…

15/10/2026
1 milionë llogari bankare në Shqipëri kanë pothuajse 0 lekë brenda!
TË TJERA

1 milionë llogari bankare në Shqipëri kanë pothuajse 0 lekë brenda!

10/10/2026
LAJM I MIRË për Shqiptarët/ Marrëveshja e pensioneve me një tjetër SHTET, i jepet “OK” nga…
TË TJERA

Kush janë 2 qytete shqiptare më të plakura të Europës, emrat surprizë…

07/10/2026
Ministri bën gati ndryshimet/ Petrit Malaj pritet të marrë “postin” e rëndësishëm në…
TË TJERA

Ministri bën gati ndryshimet/ Petrit Malaj pritet të marrë “postin” e rëndësishëm në…

28/09/2026
Pas sherrit në mbledhje/ Egla Ceno SHPËRTHEN: Edi Rama është një kancer, duhet të shporret…
TË TJERA

Pas sherrit në mbledhje/ Egla Ceno SHPËRTHEN: Edi Rama është një kancer, duhet të shporret…

22/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

Plas “shkëndija” në Kamëz/ Zhvillim i papritur që në mëngjes, studentët dhe gjimnazistët bëjnë këtë gjë…
POLITIKË

Del FOTO/ Kush është i vetmi deputet nga PD-ja që pranohet nga turma e studentëve…

15/10/2026
“Mami më fal”/ Studentja “shpërthen” në lot: Po na marrin të ardhmen…
TË TJERA

“Mami më fal”/ Studentja “shpërthen” në lot: Po na marrin të ardhmen…

15/10/2026
Edi Rama mblodhi me urgjencë ministrat, çfarë i tha kryeministri për studentët? Dyshimet dhe…
EDI RAMA

“Të shpalljet gjendja e jashtëzakonshme”/ Vjen letra befasuese për Begajn dhe Ramën…

15/10/2026
VIDEO/ Pamje apolitike nga Tirana! Fiken dritat në bulevard, çfarë po ndodh me protestuesit…
AKTUALITET

VIDEO/ Pamje apolitike nga Tirana! Fiken dritat në bulevard, çfarë po ndodh me protestuesit…

15/10/2026
Berisha i kërkon largimin/ Rama “SHPËRTHEN” për protestën: Opozita me plehrat…
POLITIKË

Paralajmërimi! Berisha i drejtohet Ramës: Largohu nga pushteti, mos…

15/10/2026
Lajmi i Fundit/ Protesta e “zj*rrtë” në Tiranë! Rama takim urgjent me ministrat, sapo merr këtë VENDIM!
EDI RAMA

Lajmi i Fundit/ Protesta e “zj*rrtë” në Tiranë! Rama takim urgjent me ministrat, sapo merr këtë VENDIM!

15/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!