Gjatë një lidhjeje të drejtëpërdrejtë më “Shqipëria Live”, Robert Aliaj, komentoi përshtypjen e mbetur nga spektakli Big Brother.
Ai tha se ka mbetur i zhgënjyer nga “niveli” i banorëve. Në lidhje me finalistët ai tha se Efi nuk meriton vetëm finalen, por edhe të ishte pjesë e spektaklit në tërësi.
“Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje, është zhgënjimi nga sjellja dhe edukata e artistëve. 3 nga 4 aty kam konsideratë. Efi mendoj se s’duhet të ishte fare në Big Brother”, tha Aliaj.












