Zhvillime të rëndësishme në kampin blu! Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha nis rikthimin në politikë.
Burimet mediatike zbulojnë se Basha do të zhvillojë një takim pasditen e sotme me të rinjtë e FRPD-së, ku pritet të diskutohen shumë çështje. Kjo lëvizje e Bashës vjen disa ditë pas humbjes katastrofë të Sali Berishës në zgjedhjet e 14 majit.
Ndërkohë, disa ditë më parë pas më shumë se një viti dorëheqje, ai vendosi në kopertinën e llogarisë së tij në “Facebook”, logon e Partisë Demokratike. Kështu, Lulzim Bashës i lind e drejta e kandidimit dhe duket se ai e ka nisur i pari fushatën, duke u fokusuar tek e ardhmja dhe të rinjtë e PD-së.












