Qeveria Rama ka miratuar projektligjin dhe për herë të parë në Shqipëri do të nisë kultivimi i bimës së kanabisit për qëllime mjekësore. Lajmi u konfirmua nga ministrja, Ogerta Manastirliu e cila tha se do të ngrihet “Agjencia kombëtare për kontrollin e kanabisit”.
“U miratua projektligji për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale. Nga këshillimi kombëtar ku 61% e qytetarëve u shprehën pro, ka filluar puna nga disa ministri. Ky projektligj përcakton kuadrin rregullator për mënyrën pse si do iniciohet procesi. Qëllimi është rregullimi dhe granatimi i procesit të kontrollit dhe mbikëqyrjes së prodhimin, përpunimit.
Krijohet Agjencia kombëtare për kontrollin e kanabisit. Janë parashikuar të gjitha kushtet për aspektet e dhënies së licencave dhe lejeve me kritere të përcaktuara dhe konsultuara dhe mirëoganizuara. Kemi patur gjithë vëmendjen e duhur për të gjithë praktikat më të mira në botë”, tha ministrja Manastirliu.












