Nga Beogradi, kryeministri Edi Rama mbylli turin e tij ballkanik në kuadër të “Procesit të Berlinit”. Pas konferencës me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mbrëmjen e djeshme ata janë zhvendosur në një ambient tjetër teksa kanë diskutuar mbi situatën në veri të Kosovës.
Po ashtu raportohet se darkës i është bashkuar edhe ambasadori Amerikan në Beograd, Chris Hill. Ndërkohë kujtojmë se konferenca e Ramës dhe Vuçiç u mbyll me tensione. Shkak u bë drafti që kryeministri i Shqipërisë ia ka dorëzuar Gjermanisë e Francës për çështjen e Asociacionit, të cilët sipas Ramës janë “kumbarët e marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës”.
Nga ana tjetër Vuçiç është përgjigjur me një ton të vrazhdë se “në Serbi njerëzit i zgjedhin vetë kumbarët e tyre”, duke theksuar se “vetëm Serbia mund të propozojë Statutin e Asociacionit, sepse kështu është vendosur sipas Marrëveshjes së Brukselit”.












