Sunday, October 25, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

“Gjobë deri në 500 mijë lekë!”/ Rama i jep fund “rumpallês” së protestës, dënim i rëndë kush…

by Rilindje
25/10/2026
in EDI RAMA
“Jep dorëheqjen deri në mesditë, ose ndryshe…”, studentët i vendosin ultimatum Edi Ramës

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar paketën e re ligjore kundër dhunës, e cila përbëhet nga gjashtë instrumente që synojnë dëmshpërblimin e bizneseve të dëmtuara, riparimin e dëmeve nga aktet e dhunës dhe forcimin e masave ligjore për tubimet e dhunshme.

Rama bëri të ditur se shteti do të mbulojë nga 100% të dëmeve materiale për bizneset më të vogla, deri në një minimum prej 70% për bizneset më të mëdha.

Po ashtu kreu i qeveris u shpreh se personat përgjegjës për dëmet e shkaktuara do të paguajnë pjesën përkatëse të gjobave, ndërsa për dëmet e shkaktuara nga të miturit, përgjegjësia financiare do t’u kalojë prindërve.

Ndërsa instrumentii dytë është i posaçëm për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga aktet e dhunës dhe dëmtimi i pronës publike apo private gjatë tubimeve. Këtë nisëm Rama e përshkroi si një mekanizëm të bazuar në parimin “kush shkakton dëm, e paguan”, duke theksuar se barra financiare nuk duhet të bjerë vetëm mbi buxhetin e shtetit dhe taksapaguesit.

“Paketa përbëhet nga 6 instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin. Një akt normativ për dëmshpërblimin e menjëhershëm të biznesit të vogël, një ligj i posaçëm për riparimin e dëmeve, disa ndryshime në ligjin për tubimet, një regjistër elektronik i posaçëm për dhunuesit urbanë, një ndryshim në kodin e etikës së mësuesve dhe disa propozime për ndryshime në kodin penal të Republikës së Shqipërisë. Instrumenti i parë, akti normativ për dëmshpërblimin e menjëhershëm të biznesit të vogël. Ky akt vjen si mbështetje e menjëhershme financiare për ata që u dëmtuan nga thyerjet, grabitjet, zjarri. Me këtë akt, shteti do të mbulojë nga 100% të dëmeve materiale për më të vegjlit deri te minimumi 70% për më të mëdhenjtë.

Natyrisht në bazë kriteresh të mirëpërcaktuara dhe gjithnjë brenda fashës së bizneseve me xhiron vjetore deri në 140,000 euro. Kështu bizneset, të cilat i kanë depozituar tanimë aplikimet e tyre bashkëngjitur dokumentacionin e dëmeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nuk do të presin me vite proceset gjyqësore për dëmshpërblimin e tyre. Nga ana tjetër, ata që u përfshinë në ato akte ku thyen, shkatërruan, dogjën dhe dëmtuan bizneset dhe për të cilat gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin, do të paguajnë secili pjesën e vet të gjobës për dëmet e shkaktuara.

Për dëmet e shkaktuara nga të miturit, përgjegjësia për mbulimin e pjesës së dëmit kalon te prindërit. Instrumenti i dytë, ligji i ri sipas modelit francez: ‘kush thyen, paguan’. Nëse akti normativ adreson dëmet e të kaluarës së afërt, ligji i ri që kemi hartuar për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga aktet e dhunës dhe dëmtimit të pronës gjatë tubimeve, krijon themelin e qëndrueshëm për të ardhmen. Mbi parimin e thjeshtë: kush shkakton dëm, e paguan.

Ku barra nuk bie më ekskluzivisht mbi taksapaguesit dhe buxhetin e shtetit, si deri më sot. Ligji zbatohet për të gjitha tubimet në vende publike, të njoftuara, të ndaluara ose spontane, përfshirë grumbullimet sportive, kulturore dhe festive ku vijnë si pasojë dëme materiale të pronës publike apo private. Natyrisht, me asnjë dyshim, askush nuk paguan dëmin pse ka protestuar apo ka qenë i pranishëm në një grumbullim të çfarëdo natyre. Kjo përgjegjësi për të paguar dëmin e shkaktuar lind vetëm nga sjellja vetjake e personit. Dhe ky ligj nuk e kufizon lirinë e tubimit dhe të shprehjes. Por ama nga ana tjetër, çdo person që merr pjesë në një tubim të dhunshëm dhe nuk largohet pas paralajmërimit të policisë, do të përgjigjet financiarisht. Pra, kush zgjedh të vazhdojë të qëndrojë në një turmë apo në një grup duke.

Çdo person që merr pjesë në një tubim të dhunshëm dhe nuk largohet pas paralajmërimeve të policisë, do të përgjigjet financiarisht. Pra, kush zgjedh të vazhdojë të qëndrojë në një turmë apo në një grup, duke e ditur që rreth tij po gjuhet me gurë, po digjet me zjarr, po thyhet dhe po shkatërrohet, do të përgjigjet administrativisht, përmes gjobës, bashkë me ata që i kryejnë veprimet e dhunshme dhe gjoba do të shkojë deri në 500,000 lekë të reja. Përjashtohen sigurisht nga ky rregull gazetarët, mjekët, vëzhguesit, nënpunësit në detyrë, apo kalimtarët e rastësishëm. Për pjesëmarrjen e të miturve mbi 14 vjeç në një protestë të dhunshme, këtë gjobë do ta paguajnë prindërit”, tha Rama.

NGA KATEGORIA

“Nuk tërhiqet!”/ Protesta sjell kaos në Tiranë, Edi Rama bën lëvizjen që tërheq vëmendjen…
EDI RAMA

Kryeministri Rama i shpall “luftë” protestuesve: Burg kush bën këtë gjë…

25/10/2026
DORËHEQJE? Edi Rama reagon dhe merr VENDIMIN e tij të fundit: Unë…
EDI RAMA

Po “digjet” Tirana/ Edi Rama reagon fort për “dorëheqjen”: Kush më detyron…

25/10/2026
Brenda një ore drejtorët dorëzuan dorëheqjet! Zbardhen PRAPASKENAT: Kush i shpëtoi “fshesës”…
EDI RAMA

Kryeministri Rama tregon si NDRYSHON gjithçka në Shqipëri: Ja plani me 4 pika…

25/10/2026
“Nuk tërhiqet!”/ Protesta sjell kaos në Tiranë, Edi Rama bën lëvizjen që tërheq vëmendjen…
EDI RAMA

Rama “lëshon” paralajmërimin e fortë: Kush mendon që gjunjëzon shtetin, do t’a…

24/10/2026
Tirana në kaos! Kryeministri Rama reagon sërish, publikon PAMJET nga selia e PD
EDI RAMA

Tirana në kaos! Kryeministri Rama reagon sërish, publikon PAMJET nga selia e PD

24/10/2026
Ç’po ndodh me urdhrin e Ramës? Drejtori i Doganave në punë, kryeministri i urdhëroi…
EDI RAMA

Ç’po ndodh me urdhrin e Ramës? Drejtori i Doganave në punë, kryeministri i urdhëroi…

24/10/2026

LAJMET E FUNDIT:

U qëllua me plumb në sy/ Shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT: Ja gjendja e 28-vjeçarit…
AKTUALITET

U qëllua me plumb në sy/ Shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT: Ja gjendja e 28-vjeçarit…

25/10/2026
“Nuk tërhiqet!”/ Protesta sjell kaos në Tiranë, Edi Rama bën lëvizjen që tërheq vëmendjen…
EDI RAMA

Kryeministri Rama i shpall “luftë” protestuesve: Burg kush bën këtë gjë…

25/10/2026
DORËHEQJE? Edi Rama reagon dhe merr VENDIMIN e tij të fundit: Unë…
EDI RAMA

Po “digjet” Tirana/ Edi Rama reagon fort për “dorëheqjen”: Kush më detyron…

25/10/2026
“Jep dorëheqjen deri në mesditë, ose ndryshe…”, studentët i vendosin ultimatum Edi Ramës
EDI RAMA

“Gjobë deri në 500 mijë lekë!”/ Rama i jep fund “rumpallês” së protestës, dënim i rëndë kush…

25/10/2026
U qëllua me plumb gome në sy/ Presidenti i FSHF, Armand Duka merr vendimin për 28-vjeçarin
TË TJERA

U qëllua me plumb gome në sy/ Presidenti i FSHF, Armand Duka merr vendimin për 28-vjeçarin

25/10/2026
U qëllua në sy nga plumb gome/ Qeveria Rama jep LAJMIN E MIRË për Erion Vishkullin
AKTUALITET

U qëllua në sy nga plumb gome/ Qeveria Rama jep LAJMIN E MIRË për Erion Vishkullin

25/10/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!