Këtë të diel të nxehtë korriku, qytetarët e kryeqytetit por jo vetëm, i drejtohen bregdetit të Durrësit për të shijuar plazhin. Për pasojë radhë të gjata trafiku janë krijuar në autostradën Tiranë-Durrës, ku sikurse duket nga pamjet, mjetet qëndrojnë pa lëvizur nga vendi.
Nga një vëzhgim në “google maps”, një distancë prej 38 km nga Tirana në Durrës me kete trafik të rënduar mund të përshkruhet për 1 orë e 20 minuta. Policia ndodhet në terren po punon për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve.
Këshillohet që shoferët të zgjedhin rrugë alternative për të shkuar në plazh, sic është Rruga e Ndroqit apo aksi Tiranë-Elbasan-Peqin për të aksesuar Divjakën apo Golemin.
Kujdes policia i bën thirrje shoferëve që gjatë udhëtimit të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet pasi në këtë mënyrë do të shmangin aksidentet që janë të shpeshta si pasojë e fluksit të lartë të makinave.












