Një pjesë e mirë e qytetit të Pukës dhe disa nga fshtrat e saj, për shkak të motit të keq, erës së fortë që ka përfshirë vendin, kanë pasur probleme me furnizimin me energji elektrike.
Burime për mediat bëjnë me dije se probleme ka shfaqur Linja 35 kv që lidh nënstacionin e Fushë-Arrëzit me Pukën, e cila dhe mëngjesin e sotëm raportohet se është jashtë funksionit, defekt i ndodhur për të dytën herë brenda javës. Jashtë funksionit raportohet se është dhe linja e emergjencës Koman-Pukë.
Era e fortë dhe rrebeshi që ka përfshirë vendin ka dëmtuar disa nga linjat elektrike duke lënë pa energji qytetin si dhe fshatrat Qafë Mali,Gjegjan, Rrapë. Ndërsa pritet që në zona të mbërrijnë shërbimet e OSHEE-së që të marrin nën kontroll situatën.












