Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me zhvillimet në veri të Kosovës. Rama shkruan se Bashkimit Europian duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar sa më parë zbatimin e Marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
Rama paralajmëron se Kosova veriore nuk duhet të kthehet në një “Donbas të vogël”, ndaj sipas tij, duhet vepruar sa nuk është vonë.
“BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të Marrëveshjes Themelore. Rajoni ynë nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të lejojmë që as Kosova Veriore, ku kufiri mes krimit të organizuar dhe politikës vendore është i paqartë, të bëhet një Donbas i vogël nga ngritja e nxitur nga Rusia dhe as Dialogu të bëhet një lojë fajësimi të Ballkanit të Vjetër, nga mungesa e një vullneti real dhe të fortë të palëve të përfshira në të! Diskutimet janë të mira, por ajo që i nevojitet rajonit është një përparim para se të jetë tepër vonë”, shkruan Rama.












