Gazetari shqiptar nga Tetova, Dashnim Hebibi është duke kaluar pushimet në bregdetin e Shqipërisë e cila këtë vit po përjeton një “buum” të madh turistik.
Por në vendin tonë ka ende njerëz të papërgjegjshëm që me sjelljen e tyre po prishin imazhin e Shqipërisë. Së fundmi gazetari tetovar Hebibi ka postuar cigaret e hedhura përtokë, farat, shishet e pijeve, lëvoret e bananeve, të cilët gjendet në plazhin e Golemit nga njerëz të papërgjegjshëm që ndotin ambientin.
I revoltuar gazetari ka një thirrje për shqiptarët, teksa shkruan: “Cigare, fara luledielli, letra të ndryshme, shishe të pijeve, lëvore të bananeve, fara të qershive etj, në rërën e detit e besa edhe në deti. O milet, ta ruajmë këtë pasuri, që na ka fal zoti! Po habiten edhe turistët e huaj. Trishtim e pislliqe! Deri kur kështu? Nuk është turp mos me dit, por duhet me u mësu, se si bëhet deti dhe jo me e dëmtu detin dhe pushuesit! Si deti jonë nuk ka. Gjithandej shkova, por në Shqipëri kënaqem. Ata tipa që ndotën plazhin, duhet dënuar!”












