Një 27-vjeçar i cili drejtonte makinën pa vendosur rripin e sigurimit dhe në gjendje të dehur është vënë nën hetim nga policia e Tiranës.
Me qëllim shmangien e gjobes, drejtuesi i automjetit ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre 200 euro.
Policia njofton se “Në Rrugën e Dajtit, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin M. M., 27 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin pa vendosur rripin e sigurisë, dhe pas testit të alkoolit ka rezultuar se e drejtonte automjetin në gjëndje të dehur.”












